Futboll Sport UEFA

UEFA bën zyrtare oraret: Partizani në pikë të vapës, Laçi pa tifozë

Shkak për vendosjen e këtij orari është fakti që ndriçimi i stadiumit të Tiranës nuk përputhet me kushtet që kërkon UEFA për ta licencuar të luhen ndeshje në mbrëmje. Kështu të dyja ekipet dhe tifozët duhet të përballen me temperaturat e larta, që sigurisht do të ndikojnë edhe në numrin e të pranishmëve në stadium. Këtë problem nuk do e kenë në Qipro, ku Laçi shkon si mysafir. Bardhezinjtë do të luajnë në  stadiumin“Antonis Papadopoulos” që do të jetë i boshatisur.

Anorthosis Famagusta është i dënuar dhe ndeshja luhet pa praninë e publikut. Gjithçka nis prej orës 19:00. Sa i takon ndeshjeve të kthimit, UEFA ende nuk i ka konfirmuar oraret. Partizani do të luajë në transfertë, ndërsa Laçi do të presë në shtëpi qipriotit. Luftëtari ka zgjedhur stadiumin “Elbasan Arena” për të zhvilluar ndeshjet e Europa League, pasi stadiumi në Gjirokastër nuk i plotëson kushtet për të luajtur në kompeticionet evropiane.

EUROPA LEAGUE – Turi i parë (E ENJTE, MË 12 KORRIK 2018)
Në “Ventspils Olimpiskais Centrs”, Ventspils
Ventspils-Luftëtari (Ora 16:45)

Në “Selman Stermasi”, Tiranë
Partizani – Maribor (Ora 17:30)

Në “Antonis Papadopoulos”, Larnaca
Anorthosis-Laçi (Ora 19:00)

Related posts

Nuk mund të ketë zgjidhje më të mirë për Bale se sa kjo

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Partizanit del në stërvitje me klubin e Superligës së Kosovës

Delo.autor

SFIDA ME PARTIZANIN/ Trajneri Shkëmbi: Kemi objektiv vendin e tretë dhe pa dyshim…

Delo.autor

Leave a Comment