Futboll Sport

Jo vetëm Messi, te Argjentina ka një “mëkatar” që duhet të tregojë klasin e tij në Botëror

Argjentina niset në Rusi për të pëfunduar atë që la në Brazil para katër vitesh ku u mund në finale 1-0 nga Gjermania që fitoi edhe Kupën e Botës. ‘Albiceleste’ është thuajse me të njëjtën filozofi si para 4 vitesh ku mbrojtja nuk është se garanton shumë, por është reparti i sulmit ai i cili është ‘zjarr’ dhe që garanton për suksese.

Padyshim që ‘ylli’ i Argjentines është Lionel Messi. ‘Pleshti’ ka shansin e fundit për të bërë diçka të madhe me kombëtaren dhe të mos mbesë nën hijen e Diego Armando Maradona. Por në vendin e tangos duan të vënë para përgjegjësisë edhe një si Gonzalo Higuain. Sulmuesi i Juventusi është ‘mëkatari’ më i madh i Argjentines në këto vite. Kjo pasi ai humbi shanse të arta në vitin 2014 në finale kundër Argjentines dhe po ashtu në finalet e Coppa America kundër Kilit.

30-vjeçari u zgjodh përpara Mauro Icardit që bëri një sezon fantastik me Interin. Tashmë ‘Pipita’ duhet të lajë ‘mëkatet’ e së shkuarës dhe të tregohet vendimtar për kombëtaren e tij. Ashtu si edhe për Messin edhe për Higuain ky duket se do jetë Botërori i fundit me Argjentinen. Me fanellën e kombëtatres ai numëron 70 prezenca dhe 31 gola të shënuar ku veçohet një tripletë kundër Koresë së Jugut në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut.

Related posts

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Akuzat publike për fiksim rezultatesh, FFK-ja gjobit skuadrën e Ballkanit

Delo.autor

Bale në Kinë, Guangzhou josh Realin me këtë ofertë

Q.Autor

Abazaj: Mbështesim Skënderbeun, jemi shumë afër objektivit

Sadik.Autor

Leave a Comment