Futboll Sport

Joachim Low: Një humbje nuk mjafton për të hedhur poshtë kampionët e Botës!

“Unë jam i sigurt se ekipi do të reagojë dhe të gjitha kritikat që na janë bërë kanë qenë plotësisht të justifikueshme,”  – kjo ka qenë deklarata e trajnerit të Gjermanisë, Joachim Low, në prag të ndeshjes ndaj Suedisë, ku kampionët e botës duhet të fitojnë me çdo kusht pasi e nisën Botërorin me humbjen ndaj Meksikës.

I pyetur nëse do të bënte ndryshime në formacion dhe se e kishte humbur besimin te futbollistët e tij, Low tha: “Përse duhet ta humbasë besimin te futbollistët e rëndësishëm që kam në skuadër? Fakti që nuk luajtën një ndeshje të mirë nuk do të thotë se janë bërë futbollistë skarco. Ndoshta do të ulet në stol një ose dy prej tyre, por unë jam ai që beson verbërisht te ekipi që ka në dispozicion dhe do të korrigjojmë gabimet që bëmë në ndeshjen e parë.”

Kroos, Muller, Ozil dhe Khedira kanë qenë ndër futbollistët më të kritikuar pas ndeshjes së parë: “Unë kam besim se ata, ashtu si lojtarët e tjerë të ekipit do të korrigjojnë situatën duke fituar kundër Suedisë, duke na dhënë mundësinë të vihemi në një pozitë të shëndoshë për të synuar kualifikim në ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut. Unë kam shumë besim te Gjermania ime.”

Related posts

Tifozët anglezë: Nëse Salah shënon ende gola, do të bëhemi myslimanë

Q.Autor

“Goal” zbulon klubin që Allegri dëshiron të drejtojë sezonin e ri

Delo.autor

RONALDO KËRKOI VETË LARGIMIN/ Marrota dhe Mendes zbulojnë “operacionin Cristiano”

Isa.Autor

Leave a Comment