Futboll Sport

JEP LAJMIN E MADH PËR FUTBOLLIN E KOSOVËS/ Presidenti Ademi: Ne do të shkojmë në Spanjë me himnin dhe flamurin tonë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë të dhënë për “RTK” ka dhënë lajmin e madh për futbollin kosovar. Ai deklaroi se Superliga e Kosovës nga viti i ardhshëm do të mundohet që jetë përdoruese e sistemit VAR. Gjithashtu ai deklaroi se ndaj Spanjës do të shkojë me himnin dhe flamurin e tyre:

VAR – “Ka ngritje të cilësisë në Superligë, e thonë edhe të gjithë ekspertët. Jemi marrë edhe me arbitrimin, kemi bërë edhe freski, ku edhe FIFA dëshiron të shohë freski. Por, janë disa kritere që duhet përmbushur. Ne kemi aplikuar për VAR-in, por nuk e di a do të jetë i gatshëm për edicionin e ardhshëm, apo gjatë zhvillimit të kampionatit. Me deomos do t’a bëjmë, edhe pse është paksa i kushtueshëm. Gjithsesi do të jemi me VAR-in vitin e ardhshëm.”

Spanja – “Ne do t’i presim të gjitha shtetet me himnin dhe flamurin e tyre, dhe nëse ata nuk e kanë këtë dëshirë, ne do të provojmë në bazë të rregullave të FIFA-së. Spanja nuk ka arsye që të mos vijë te ne, dhe ne sigurisht do të shkojmë në Spanjë me himnin dhe flamurin tonë. Spanja e ka të qartë, por edhe UEFA se ne nuk luajmë pa simbolet dhe himnin tonë. Besoj se nuk do të ketë probleme rreth kësaj çështjeje.”, përfundoi Agim Ademi.

Related posts

Formacionet zyrtare, Portugalia – Tunezia

Sadik.Autor

E DUAN MANCHESTER CITY E PSG/ Klubi i Serisë A kërkon 120 milionë euro

Delo.autor

CHELSEA-ARSENAL/ Alex Iwobi shënoi një super gol për “Topçinjtë”, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment