Futboll Seria A Sport

Juventusi sfidon klubet e Milanos dhe Napolin për yllin e Belgjikës

Juventusi, është klubi i fundit që ka hyrë në garën për mesfushorin e Tottenham, Mousa Dembele. Sipas raporteve nga “Sky Italia, bardhezinjtë kanë shfaqur interes për mesfushorin bleg, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2019 me Spurs. Në orët e fundit, Juventusi ka filluar kontakte me përfaqësuesit e lojtarit, duke kërkuar ndoshta të sigurojë një tjetër nënshkrim si Emre Can, i cili pranoi të bashkohet me “Zonjën e Vjetër”, një vit përpara se kontrata e tij të skadonte në Liverpool. Can mund të konsiderohet si një nga afrimet më të zgjuar të bardhezinjve dhe drejtuesit kërkojnë të veprojnë me të njëjtën mënyrë. Gjithsesi nuk do të jetë edhe aq e lehtë, pasi mesfushori belg gjithashtu ndiqet nga Inter, Milan dhe Napoli, edhe pse tre klubet e tjera nuk kanë burimet ekonomike që ka Juventusi. Megjithatë, Tottenham mund të shtyjë për një shitje në njërën nga tre ekipet e fundit, pasi në këtë mënyrë ata do të përfitonin diçka nga ylli i tyre.

30-vjeçarit i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe kërkon një aventurë të re. Agjenti i tij e ka bërë të qartë se ai nuk do të nënshkruajë një zgjatje me klubin, pasi kërkon të largohet nga Londra. Interi është lidhur me të gjatë muajve të fundit dhe e shikon si pjesë tepër të rëndësishme për përforcimin e skuadrës në sezonin e ri, por problem mbeten financat me Juventusin që është shumë herë më i fuqishëm dhe ka më shumë stabilitet. Ai ka qenë një lojtar tepër i rëndësishëm për Spurs gjatë tre sezoneve të fundit, ndërsa për të interes ka ardhur në rritje gjatë kësaj periudhe. Gjatë këtij edicioni Mousa Dembele ka grumbulluar 39 ndeshje me fanellën e Tottenham Hotspur, prej të cilave 28 në Premier League. Pavarësisht klasit të tij këtë sezon ai nuk ka mundur të shënojë asnjë gol në 2578 minuta.

Related posts

“JETA VETËM NË EUROPË KA QENË E VËSHTIRË”/ Pulisic: Nuk është një turp ta pranosh…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Vetëm 4 minuta në fushë, mesfushori Eriksen ndëshkon Crotone-n me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA/ Paratë mbi gjithçka: La Liga po tradhton skuadrat, lojtarët dhe tifozët

Isa.Autor

Leave a Comment