Futboll Seria A Sport

Juventus mendon për largime, gati daljet për dy “yjet” e skuadrës

Në historinë e vet Juventus ka treguar se nuk i mban në përjetësi lojtarët e saj kryesorë me përjashtim të italianëve. Në vite kemi parë largime si Ibrahimovic, Viera, Pogba, Vidal apo edhe Morata. Por duket se ky trend nuk do ndalet as këtë verë ku dy prej lojtarëve titullarë të ‘zonjës së vjetër’ janë pranë largimit.

Po flasim këtu për Gonzalo Higuain dhe Mehdi Benatia. Të dy futbollistët cilësohen si ata që kanë thyer dispilinën dhe për këtë arsye mendohet se do nxirren në shitje nga drejtuesit. Sjellje të tilla nuk tolerohen në një shoqëri si ajo e Juves dhe dy lojtarëve pritet t’iu tregohet dera e largimit. Të interesuarit për dy futbollistët nuk mungojnë dhe Juve mund të përfitojë nga shitja e tyre këtë verë.

Related posts

“ASGJË NUK ËSHTË PERFEKTE”/ Duka kritikon Rejën për barazimin me Andorrën: Do t’i propozoj që të …

Delo.autor

Spekulimet për kalimin tek United, reagon për herë të parë Kluivert

Q.Autor

LIVE/ Roma-Juventus, Dzeko dyfishon shifrat për “Romakët”

Delo.autor

Leave a Comment