Futboll Seria A Sport

Juventus-Milan/ Superkupa e Italisë luhet në janar 2019, larg kontinetit Europian

Superkupa e Italisë do të luhet për tri vitet e ardhshme në Arabinë Saudite. Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa skuadrat do të fitojnë nga 3 milionë euro secila.

Natyrisht, kjo është një marrëveshje thjesht ekonomike dhe zgjerimi i markës italiane të futbollit. Zgjedhja, megjithatë, sigurisht që nuk do t’i kënaqë tifozët e skuadrave pjesëmarrëse, në këtë rast të Juventusit dhe Milanit, të cilët nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshje (ose të paktën duhet të shkojnë në Arabi).

Me spostimin e Superkupës së Italisë në janar, Milani buzëqesh, për shkak të skualifikimit të Hakan Calhanoglu, i cili, në këtë kohë mund të luajë me siguri. Turku u skualifikua në javën e fundit të kampionatit dhe do të humbasë ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Related posts

Kane ‘prenoton’ numrin 10 tek Reali, Modric drejt largimit

Q.Autor

“LA LIGA ËSHTË MË E MIRA”/ De Jong “pendohet” për Barcelonën: Anglia ka shumë rivalitet…

Delo.autor

Rekorde golash dhe shpejtësi supersonike, Mbape: Nuk jam si Pele, në Rusi për të treguar sa vlej

Sadik.Autor

Leave a Comment