Futboll Seria A Sport

Milani gëzon tifozët kuqezi/ Në San Siro përgatiten për blerje të mëdha

Milani pretendon të jetë një skuadër më konkuruese dhe bordi drejtues po mendon të transferojë sulmuesit Alvaro Moratan dhe Radamel Falcaon. Kjo pasi dyshja Nikola Kalinic dhe Andre Silva kanë dështuar të tregojnë potencialin e tyre në sezonin e fundit.

Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Chelseat është objektivi kryesor dhe për të kuqezinjtë kishin provuar edhe në sezonin e kaluar. Por, në rast se spanjolli nuk mbërrinë në Milano atëherë kuqezinjtë do të kthejnë sytë nga Radamel Falcao, i cili mund të shkëmbehet me Andre Silvan në formë të huazimit.

Të dy lojtarët menaxhohen nga Jorge Mendes, por problemi i vetëm janë rrogat e majve që përfitojnë nga klubet respektive. Gjithsesi të gjitha këto plane mund të dështojnë në rast se UEFA e dënon klubin nga Milano për mos respektim të Fair Playt Financiar.

Related posts

FESTIMI I SADIKUT ME TË SHARA PAS GOLIT/ Trajneri Fabio Celestini: Uroj të inatoset çdo fundjavë…

Delo.autor

ÇFARË AKSION, SUPER GOL/ Zhbllokohet sfida Roma – Inter, shënon “afrikani i rilindur” (VIDEO)

Isa.Autor

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Juventus gati për revolucion, vetëm 6 lojtarë janë të paprekshëm. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment