Futboll Seria A Sport

Juventus, pranë firmës me mesfushorin e Arsenalit

Juventus është shumë pranë marrëveshjes me mesfushorin e Arsenal, Jack Wilshere, pasi futbollisti do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale duke nisur nga muaji 1 korrik, sepse nuk ka rinovuar kontratën me “topçinjtë”.

Arsenal i propozoi një kontratë të re, edhe pse me ulje rroge dhe trajneri i ri i Arsenal, Unai Emery donte ta mbante në ekip, por lojtari është shumë pranë transferimit në Serie A.

Kësisoj, në të njëjtën mënyrë si mori Emre Can nga Liverpool, me parametër zero, Juventus do të marrë edhe Wilshere.

26-vjeçari, pjesë e Arsenal që nga viti 2001, u la jashtë ekipit anglez për në Kupën e Botës 2018, dhe kjo e ka shtyrë të mendojë për një fillim të ri në karrierën e tij që ka ende shumë për të thënë.

Wilshere shihet si zëvendësuesi i Marchisio, që duket se do të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

Related posts

LYON-BAYERN MUNICH/ Të dy trajnerët zgjedhin lojtarët më në formë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PLAS TEK JUVENTUS/ Higuain “SULMON” trajnerin, ndërhyjnë Bonucci dhe Dybala (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfehet Ze Maria: Tek Tirana dua objektiva, Partizani na ka prishur fushën

Sadik.Autor

Leave a Comment