Futboll Sport

FINALJA E PARË NË HISTORI ME VAR/ Ja çfarë duhet të dini për Superkupën e Europës

Superkupa e Europës është finalja që luhet prej fituesit të edicionit të fundit në Champions, Liverpulit dhe atij të Ligës së Europës, Çelsi. Kjo është ajo që duhet të dini për finalen e këtij sezoni.

Ku luhet?

Në “Vodafone Park”, stadiumi i Beshiktashit në Stamboll. Kjo është hera e parë që kjo finale do të luhet në Turqi. Stambolli mposhti qytetet e Tiranës (Shqipëri), Tuluzës (Francë), Haifas (Izrael), Astanës (Kazakistan), Belfastit (Irlandë e Veriut) dhe Gdanskut (Poloni).

Kur luhet?

Edicioni i 44-t i Superkupës së Europës nis sot në orën 21:00.

Cila skuadër angleze e ka fituar për herë të fundit?

Liverpuli, në vitin 2005.

A do të ketë VAR?

Po, dhe kjo ndeshje do të hyjë në histori si finalja e parë e Superkupës që do të përdorë Arbitrin Video Asistent.

Sa tifozë do të ketë?

“Vodafone Park”, i cili është një stadium i gjithi me ndenjëse për t’u ulur, ka një kapacitet prej 41 mijë vendesh. Tifozët e Liverpulit do të bëjnë më shumë zhurmë, sepse janë katër herë më të shumtë në numër. Ata kanë blerë 5.973 bileta ndaj 1.314 të Çelsit.

Related posts

Kolumbia “thyen” Senegalin dhe kualifikohet në 1/16, afrikanët i thonë lamtumirë “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

“MENDO TË BËSH TRAJNERIN”/ Tifozët e Manchester City-t i kthehen ashpër teknikut Guardiola

Delo.autor

MESSI DHE CR7 JASHTË CHAMPIONS/ Hargraeves: Ja çfarë duhet të bëjnë Haaland dhe Mbappe për t’u krahasuar me ato të dy

Delo.autor

Leave a Comment