Futboll Sport

Juventus refuzon 50 milionë euro të ofruara për Pjanic

Manchester City ka punuar në fshehtësi për të marrë Miralem Pjanic nga Juventus, por kampionët e Italisë kanë refuzuar 50 milionë euro të ofruara nga kampionët e Anglisë.

Edhe pse fitoi titullin kampion duke u bërë skuadra e parë në Premier League që arrin kuotën e 100 pikëve, Pep Guardiola kërkon të përforcojë më tej skuadrën e tij të mrekullueshme.

Pas largimit të Yaya Toure, spanjolli ka nevojë për një mesfushorë qendre dhe ka kthyer sytë nga Serie A, por pasi Napoli refuzoi 50 milionë euro për Jorginho, Juventus ka bërë të njëjtën gjë karshi ofertës për Pjanic, sipas asaj që bën të ditur “Tuttosport”.

Trajneri Massimiliano Allegri e konsideron mesfushorin boshnjak si shumë të rëndësishëm në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Related posts

ZYRTARE/ Semedo tek Wolves. Portugezi i shtati mbrojtës krahu më i shtrenjtë në Premier

Delo.autor

Mourinho: “Inter gjithmonë në zemrën time, vuaj kur nuk fiton!”

Q.Autor

ISHTE NË KËRKIM TË NJË SKUADRE/ Ish-lojtari i Milanit rikthehet në Europë tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment