Futboll Sport

Quhet “lojtari ideal për Messin”, Barça bën gati milionat

Sulmuesi i Boca Juniors Cristian Pavon mund të jetë blerja e radhës e Barcelona-s, sipas stacionit radiofonik argjentinas Closs Contintental.

Raportet pretendojnë se Barça ka kërkuar informacion rreth 22-vjeçarit, i cili do të jetë pjesë e Kupës së Botës gjatë verës pasi është grumbulluar nga Jorge Sampaoli.

Vetëm disa ditë më parë, Sampaoli ka theksuar marrëdhënien e mirë brenda fushës që ka Pavon me yllin e Barcelona-s Leo Messi pas fitores 4-0 të Argjentinës ndaj Haitit.

“Cristian është një lojtar me karakteristika speciale për të komunikuar me Messi-n, pasi ai i përdor mirë hapësirat duke krijuar më shumë kohë për veten e tij. kemi shpresa të mëdha për të dhe për partneritetin që mund të zhvillojë në fushë,” shprehet Sampaoli.

Pavon ka luajtur vetëm 30 minutat e fundit por ka dhënë asisitin e golit të tretë të Messi-t. Kaluzola e tij e lirimit është vetëm 36 mln euro, asgjë në çmimet e tregut të sotëm.

Related posts

TË FIKSUAR PAS RISISË SË SILVINJOS/ Anglezët kërkojnë kontratë të re për lojtarin e huazuar

F.autor

“EURO 2020″/ Bomberi Lukaku “fal” Italinë, shpërdoron rastin e artë. Spinacola bën heroin (VIDEO)

Delo.autor

Formacioni ideal i fazës së grupeve, mbeten jashtë emra të mëdhenj (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment