Futboll La Liga Sport

SOLARI I PËRKOHSHËM/ REALI nis negociatat me trajnerin që e “DASHURON” PEREZ

Ardhja e Santiago Solari në krye të stolit të Real Madrid nuk e ka qetësuar situatën në kampin e “Los Blancos”, të cilët mesa duket vijojnë kërkimet për një trajner që do t’u rikthejë në lavdinë e dikurshme.

Madrilenët duan Mauricio Pochettino deri në fund të nëntorit, ku ky i fundit vetëm një ditë më parë, pranoi se ka nisur sezonin më të keq të karrierës së tij në Tottenham.

Siç shkruan “The Sun”, përfaqësues nga “Santiago Bernabeu” janë takuar me njerëz të afërt të 46-vjeçarit javën e kaluar në Londër dhe i kanë dorëzuar raporte premtuese kryetarit Florentino Perez.

Real ka tentuar edhe më herët me Pochettinon, por argjentinasi ka refuzuar ofertën e tyre. Megjithatë pas vonesës së stadiumit të Tottenhamit, ndryshimi i objektivave të “Spurs”, duket se ka ardhur momenti që 46-vjeçari të mendojë sërish të ardhmen dhe Real është më i inkurajuar të vazhdojë bisedimet pas deklaratës së tij në fund të ndeshjes me Manchester City, ku humbi me rezultat minimal 1-0.

Antonio Conte ishte një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Real Madrid pas një serie rezultatesh negative me Lopetegui në krye, por lojtarët nuk ishin dakord me stilin dhe mënyrën e tij e të të punuarit. Një ndër arsye kryesore përse kampionët e Champions League nuk zgjodhën italinin është edhe Eden Hazard. Ky i fundit është objektivi i madh i Real Madid dhe emërimi i Contes do të kishte ndikuar që të rinovonte kontratën me Chelsean.

Related posts

MAN CITY KALON NË EPËRSI/ Shënon një super gol Aguero (VIDEO)

Delo.autor

Salah shkruan historinë, shpallet lojtari më i mirë Afrikan per vitin 2017

Q.Autor

Rinovimi me Manchester Cityn, vjen reagimi i parë nga Gabriel Jesus

Q.Autor

Leave a Comment