Futboll Sport

Kur pashë Iniestën në stol, mendova se nuk marr vesh nga futbolli…

Në një intervistë për gazetën “El Pais”, Ivan Rakitic pranoi se mbeti i shokuar nga lënia në stol e Andres Iniesta në ndeshjen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Rusisë, në 1/8-t e finaleve.

“Në atë moment kur po shihja ndeshjen në televizor dhe pashë që Iniesta ishte në stol, mendova se nuk marr vesh nga futbolli. Mendoja se po bëhej fjalë për një sport tjetër dhe po luaja një sport që nuk ishte futbolli. Të shohësh futbollistin më të mirë të historisë në rolin e tij, të ulur në stol ishte një befasi që më hidhëroi.”

Rakitic ka dalë edhe në mbrojtje të Lionel Messi, i cili është kritikuar pa masë pas dështimit të Argjentinës në Rusi. “Personalisht do të doja të luaja gjithmonë me Leo Messi në skuadër. Nuk e di çfarë ka ndodhur te Argjentina, por ajo që di është se Messi është futbollisti më i mirë në Botë, me një diferencë shumë të madhe nga të tjerët. Unë jam krenar që luaj në krah të tij.”

Related posts

Maradona kurorëzon Ronaldon: Më i miri në histori pa dëmtimet

Isa.Autor

ÇËSHTJA “SUAREZ-JUVENTUS”/ Andrea Agnelli përfundon në Prokurori dhe jep dëshminë. Hetimet vazhdojnë

Delo.autor

BËN GJESTIN E MADH/ Mesfushori Eriksen dhuron një shumë të madhe parash për krijimin e…

Delo.autor

Leave a Comment