Futboll Seria A

Largohet Conte? ‘Sport’: Chelsea arrin marrëveshjen me trajnerin e ri

Pas dy humbjeve turpëruese drejtues të Chelseas pritet të shkarkojnë Antonio Conten.

Blutë e Londrës i kanë dhënë vetëm besim të përkohshëm 48-vjeçarit, por ai e di shumë mirë se në gabimin e radhës nuk do të vazhdojë të jetë më trajner i Chelseas.

Është e përditshmja katalanase “Sport” e cila raporton arritjen e marrëveshjes me Luis Enriquen i cili pritet të bëhet trajneri i ri i londinezëve.

Ish-trajneri i Barcelonës ka arritur akordin për një kontratë 2.5-vjeçare (deri në verë 2020), vijon shkrimin kjo e përditshme.

“Jo, nuk jam i shqetësuar. Nuk kam frikë për vendin tim. Unë punoj çdo ditë dhe jap 120%. Dakord? Nëse kjo mjafton OK. Përndryshe klubi është i lirë të marrë një tjetër vendim. Por, unë nuk jam i shqetësuar. Nesër është një tjetër ditë. Unë mund të jem ose jo trajner i Chelseas”, ka thënë Conte.

Related posts

Ibrahimovic shfryn ndaj kritikëve/ “Kjo është një shifër e çmendur në futboll”

Isa.Autor

GARË NË MERKATON E VERËS/ Barcelona prish planet e Juventus, nis kontaktet me agjentin Raiola

Delo.autor

ZYRTARIZOHET KALIMI I LEAOS TEK “MILANI”/ Ja sa ka kushtuar futbollisti 20-vjeçar (FOTO)

F.autor

Leave a Comment