Futboll Seria A Sport

Juventusi e mbyll me Emre Can, pas vizitave mjekësore vjen firma

Emre Can praktikisht një futbollist i Juventusit. Mesfushori 24-vjeçar dhe kampionët për të shtatin vit radhazi në Serinë A kanë gjetur gjuhën e përbashkët pas skadimit të kontratës së turko-gjermanit me Liverpoolin.

Emre Can, aktualisht ndodhet me pushime, por ditët në vijim pritet të zbarkojë në Torino për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe firmosur kontratën 4-vjeçare me bardhezinjtë. Mesfushori ka mbetur jashtë listës përfundimtare të Gjermanisë në prag të “Rusi 2018” për shkak të problemeve që ka patur në shpinë.

Can, pasi të hedhë të zezën mbi të bardhë, do të vijojë pushimet, për të nisur më pas fazën përgatitore me Juventusin mes datës 7 dhe 9 korrik.Ndërkohë nga ora në orë pritet zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së Giorgio Chiellinit, që do ta mbajë veshur fanellën e Juventusit deri në vitin 2020.

Related posts

NEJMAR VAZHDON “GJUETINË”/ Flirt në “Instagram” me modelen superseksi (FOTO)

F.autor

LIVERPOOL-WATFORD/ “Të Kuqtë” kalojnë në avantazh, shënon Mane

Delo.autor

BARE SFIDON BARCELONËN/ Xavi: Ndeshja ndaj Espanyol? E vështirë, ja çfarë më ka surprizuar më shumë

Delo.autor

Leave a Comment