Futboll Premier League Sport

ANCELOTTI SYNON PËRFORCIME/ Everton shënjestron tre lojtarë të rëndësishëm, ja emrat

Me mbërritjen e Carlo Ancelottit te Everton kanë nisur punën për tu forcuar në merkato. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, klubi anglez kërkon të shtojë cilësitë në organikën në dispozicion të italian, ku sulmi duket se është pozicioni që çalon më tepër.

Për këtë, Ancelotti ka vendosur në shënjestrën e tij emra të rëndësishëm si Lorenzo Insigne i Napolit, James Rodriguez i Realit të Madridit dhe Adrien Rabiot i Juventusit. Sa i përket dy emrave të parë, 60-vjeçari i njeh mjaft mirë, pasi i ka trajtuar më parë tek skuadrat e tyre aktuale.

Ndërkaq, Ancelotti po synon të përfitojë nga situata që po kalon Rabiot në Torino dhe një transferim i francezit në Premier League shihet si mundësi e mirë për karrierën e mesfushorit. Por, për të arritur te treshja, Evertonit i duhet të shpenzojë shumë, me përllogatitjet që kapin vlerën e 100 milionë euro.

Related posts

Emery, para përplasjes me Manchester City: Nuk ka trajner më të mirë se Guardiola

Delo.autor

“DO PËRSHTATEM ME MËNYRËN E LOJËS TE TORINO”/ Asllani: I lumtur këtu, kam mësuar shumë

F.autor

TRONDITET ATLETICO/ Pas Luis Suarez dëmtohen edhe 2 titullarë të tjerë. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment