Formula 1 Sport

Ricciardo sheh titullin/ Botëror interesant, duhet vijueshmëri në rezultate

Dy fitoret e arritura këtë sezon të Botërorit të Formula 1 kanë shtuar oreksin e pilotit australian Daniel Ricciardo, që e sheh veten si pretendent për titullin kampion. Piloti i Red Bull ka konfirmuar se do të duelojë me Mercedes dhe Ferrari për të arritur një triumf historik për të. “Mendoj se është normale që unë të mendoj për titullin. Hamilton është i pari dhe ka një avantazh të lehtë, por Botërori është i gjatë dhe unë do të jem mes pilotëve që mund të dueloj për titullin”, u shpreh Daniel Ricciardo.

Më tej, australiani shtoi: “Asgjë nuk është e pamundur në Formula 1 edhe pse nuk jemi në vijën e parë. Por, në çdo rast, ne jemi mes më të mirëve dhe duelojmë për fitore. Unë nuk do të ndryshoj mënyrën time të pilotimit. Gara e radhës në Montreal është interesante dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm. E rëndësishme është që të grumbulloj sa më shumë pikë, të ngjitem gjithnjë në podium. Duhet të jemi pranë më të mirëve deri në pushimet verore, për të qenë në betejën për titull”, tha Ricciardo.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Kieran Trippier është tashmë lojtar i Atletico Madrid, ja kur prezantohet

Delo.autor

STATISTIKAT/ Interi do rekordet kundër Lazios, dy ekipe që “thyejnë” shtyllat

F.autor

E FRIKSHME NË TURQI/ Futbollisti me brisk në dorë godet kundërshtarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment