Futboll Seria A Sport

Juventusi ia bën të qartë Barcelonës: Bardhezinjtë e vlersojnë boshnjakun…

Juventusi do të marrë në konsideratë një ofertë prej të paktën 85 milionë eurosh për “targetin” e Barcelonës, Miralem Pjanic, raporton “Tuttosport”. Blaugranët e kanë kthyer vëmendjen nga 28-vjeçari boshnjak, të cilin e shohin si zëvendësim ideal për Andres Iniesta, por ai nuk mund të merret me çmim të ulët.

Pavarësisht nga raportimet se Pjanic tashmë ka pranuar kushtet personale me Barcelonën, një lëvizje drejt La Liga-s e tij nuk është shumë e sigurt. Fati i Sergej Milinkovic Savic nuk do të vendoset në një kohë shumë të shkurtër. Kjo, sepse me Claudio Lotiton nuk është lloji i negociatave të lehta, ndaj në këtë moment nuk ka arsye për ta shitur boshnjakun.

Nga njëra anë, në fakt, Real Madrid dhe Manchester United, klubet që ishin të interesuar për lojtarin e Serbisë, nuk kaë lëvizur, pjesërisht për shkak të një çmimi shumë të lartë që ka vendosur Lazio. Nga ana tjetër, Juventusi, synimet e të cilit janë shumë serioze, nuk mund të përballet me një investim kaq të madh, pa parë më parë një shitje të shkëlqyer.

Katalanasit thuhet të kenë një marrëveshje në parim me Pjanic (7.5 milionë euro në sezon), edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga lojtari. Problemi është se Juventusi ende nuk ka marrë ofertën e duhur që, për rekord, fillon nga 85 milionë euro dhe shkon me disa mekanizma bonus.

Related posts

ISHTE PRANË KALIMIT TEK MILAN/ Pezzella transferohet te Atalanta zyrtarisht por me formulë të veçantë

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një gabimi fatal nga Arnold, Asensio ndëshkon Liverpool me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

 E RËNDË/ Futbolli ITALIAN në ZI: Lojtari i NJOHUR gjendet i VDEKUR në garazh

Isa.Autor

Leave a Comment