Futboll Seria A Sport

Ka ngricë mes Icardi-t dhe Interit, klubi merr një vendim të fundit

Mauro Icardi konsiderohej i pashitshëm një javë më përpara tek Interi. Por në ditët e fundit, gjithçka ka ndryshuar dhe kapiteni zikaltër nuk e  ka më atë status që e kishte dikur. Pa diskutim, argjentinasi ka qenë një nga futbollistët kryesorë që e dridhmoi klubin zikaltër të arrinte në Ligën e Kampioneve. Por mund të largohet. Gjithnjë nëse paguhet klauzola e shitjes prej 110 milionë eurosh. Janë disa klube të Interesuara, nga Juventusi, deri te Chelsea.

Drejtuesit zikaltër janë në pritje. Icardi ka nisur pushimet, ndërkohë që menaxherja e tij, njëkohësisht edhe bashkëshortja Wanda Nara deklaroi se dëshira ishte e madhe që gjithçka të përcaktohej para nisjes së tyre. Sulmuesi pret rinovimin dhe rritje rroge. Sigurisht që 110 milionë euro, Interit do t’i shërbenin për të zgjidhur problemet financiare që UEFA ka vërejtur. Chelsea ofroi për Icardi-n, Alvaro Morata-n dhe 35 milionë euro, kurse Juventusi Gonzalo Higuain-in dhe 50 milionë euro të tjera.

Edhe Real Madridi është një skuadër që e ka ndjekur prej kohësh 25 vjeçarin, por tani në garë janë edhe Bayern Munchen si edhe PSG-ja. Argjentinasi tundohet nga dëshira për të luajtur në La Liga me një nga ekipet më të forta të botës, por gjithashtu edhe klubi bavarez dhe ai parisien janë pista interesante. “Galaktikët” janë një hap përpara të tjerave për të arritur akordin, edhe pse Icardi sytë nga drejtuesit zikaltër.

Related posts

PO SHKËLQEN/ DEMBELE më i mirë se MESSI, ja statistikat e tij FANTASTIKE

Isa.Autor

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Milan kërkon të “rrëmbejë” tre sulmues, ja emrat

Delo.autor

E BUJSHME NË “EURO 2020″/ Alarm për bombë pak para ndeshjes Itali-Zvicër, pranë stadiumit “Olimpico”

Delo.autor

Leave a Comment