Futboll Sport

AZERBAJZHAN-PORTUGALI/ Trajneri De Biasi: Nuk do të jetë aspak e lehtë, por…

Portugalia do të përballet sot në orën 18:00 me Azerbajxhanin në një ndeshje shumë të rëndësishme. Luzitanët do të kërkojnë vetëm tri pikët për të qëndruar në krye, edhe pse kreu i renditjes ndahet momentalisht me Serbinë. Azerët në krahun tjetër renditen të fundit në Grupin A me 1 pikë në katër ndeshje. Trajneri i Portugalisë u shpreh para ndeshjes se sfida e radhës ishte shumë e vështirë.

“Nuk do të jetë e lehtë. Nuk duhet të shikojmë tabelën pasi ajo nuk pasqyron gjithçka. Azerët janë një skuadër e fortë dhe në shtëpinë e tyre luajnë gjithmonë me një motivim më shumë. Kemi bërë shumë orë udhëtim për të ardhur këtu dhe shpresoj që kjo nuk do të ndikojë në gjendjen fizike të skuadrës”, tha Fernando Santos në konferencën për shtyp. Ai gjithashtu konfirmoi dëmtimet e Pepes dhe Palhinjës.

“Nuk e kam vendosur ende formacionin, do të presim deri në fund dhe më pas do të shoh se kush është në gjendje për të luajtur dhe kush jo”. Kujtojmë se për portugezët nuk do të luajë edhe ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo. Në krahun tjetër ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, që drejton Azerbajxhanin, u shpreh se Portugalia është e fortë edhe pa Ronaldon.

“Sigurisht që Kristiano është një futbollist i madh, nga më të mirët. Por ata kanë lojtarë të tjerë që luajnë në klube si Mançester Siti, Junajtid dhe Liverpuli. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por kjo nuk do të thotë se ne do të hedhim peshqirin në tokë pa e provuar. Do të luftojmë dhe do të bëjmë ndeshjen tonë”, tha De Biazi.

Related posts

Tifozët e irrituar ndaj Alvaro Moratës, e duan jashtë loje në ndeshjen kundër Norwich

Q.Autor

“DERBI DO TË JETË NJË PROVIM”/ Pioli: S’e kam zili Conten! Mungon Rebic, Ibra i karikuar

Delo.autor

DOPIETË NDAJ ARSENAL/ Shqiptari Armando Broja i jep fitoren “Bluve të Londrës” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment