Futboll Sport

Ka SHPRESË tek Partizani/ Sulmuesi Ekuban mund të rikthehet në Superligë

Ish-sulmuesi italo-ganez i Partizanit Caleb Ekuban mund të prenotojë sërish biletën për në Shqipëri. Futbollisti i Leed United po i bëhet “jeta ferr” te ekipi britanik që në momentin kur u zyrtarizua emri i trajnerit autoritar Marcelo Bielsa. Ish-trajneri i Argjentinës dhe Athletic Bilbaos po e shtyn akoma më tepër te dera 24-vjeçarin. Në këtë situatë Ekuban ka lënë të hapur adresën e tij për ofertat e klubeve.

Edhe pse ai e ka refuzuar Partizanin për çështje pagese, golashënuesi i dytë më i mirë sezonit 2016/2017 në Superiore do t’i bashkohet sërish “Demave të Kuq” nëse bien të gjithë skenarët e mundshëm të transferimeve. Por ekipit kryeqytetas ia ka zënë rrugën klubet italiane të Palermos dhe Veronas, që janë në gjendje ta kënaqin financiarisht Ekubanin më shumë sesa “Të Kuqtë”.

Një tjetër faktor në disfavor të Partizanit është edhe njohja e futbollistit me mentalitetin italian të futbollit, që mund ta bëjë të ndihet në shtëpi. Nëse Partizani arrin të paguajë pjesën 170 mijë € të pagesës së 24-vjeçarit te Leeds, atëherë mund të jenë në gjendje ta risjellin në Tiranë Ekubanin, i cili për të kuqtë ka lënë kujtime tepër pozitive.

Related posts

DE BRUYNE BËHET BABA/ Zgjedh emrin e ekipit MADHËSHTOR të Seria A (FOTO)

Isa.Autor

Kurbinasit gati për “provën” e parë, 47 ditë pa marrë pikë të plota

Sadik.Autor

PRITET TË JENË SPEKTAKOLARE/ Formula 1 zbulon të ardhmen, ja si duken makinat e sezonit 2022… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment