Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Pasi u shpall kampion, largohet nga Partizani sulmuesi… (FOTO)

Partizani ka ndërprerë kontratën me sulmuesin Emmanuel Mensah.

Ganezi 25-vjeçar shënoi 5 gola në kampionatin e kaluar me të kuqtë, por nuk ka më vend në planet e trajnerit Franco Lerda. Ai duhet ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, klubi i Partizanit zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit, ndërsa falenderon ganezin për aventurën 1-vjeçare.

Njoftimi zyrtar i Partizanit:

Klubi i Futbollit Partizani falënderon Emmanuel Mensah për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Sulmuesi nga Gana i cili ishte pjesë e suksesit të fitimit të titullit kampion, ka vendosur të ndërpresë aventurën me të kuqtë duke gjetur edhe mirëkuptimin me drejtuesit e klubit. Nëpërmjet kanalit zyrtar, sulmuesi 25 vjeçar falenderon klubin duke i uruar suksese në sezonin e ri, si dhe tifozerinë e Partizanit, e cila do të mbetet pjesë e paharruar në eksperiencën e tij 1 vjeçare duke u shpallur kampion i Shqipërisë.
Njëkohësisht klubi dëshiron të falënderoj Emmanuel Mensah, duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Sheffield, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-0

Delo.autor

BOKSIERI “I PAMPOSHTUR” UKRAINAS/ “Përbindëshi” Usyk do të debutojë në peshën e rëndë më…

Delo.autor

“KAM PASUR NJË SËMUNDJE MENTALE”/ Rrëfen Legjenda Arsenal: Dëshiroja të bëja vetëvrasje!

Delo.autor

Leave a Comment