Bundesliga Futboll Sport

Kaos tek Hamburgu/ Lojtari i kombëtares shqiptare në listën e të larguarve

Hamburger SV prej vitesh rrezikonte të binte në Bundesliga 2 dhe ndodhi në fund të këtij sezoni për herë të parë. Tifozët u revoltuan dhe dëmet e bëra nuk ishin të pakta. Zemërimi i tyre ishte plotësisht i drejtë, pavarësisht se reagimi është i dënueshëm. Gjithsesi ata prej vitesh vuajnë rezultatet jo të mira të ekipit të tyre të zemrës. Tani nuk e kanë më të vetmen krenari : nuk kishin rënë ndonjëherë Bundesliga.

Gjithsesi duhet që sezonin e ardhshëm ata të kthehen në elitën e futbollit gjerman, ndaj edhe puna për këtë ka nisur. Një nga detyrat më të vështira është që të shesin ata lojtarë që paguhen më së shumti në ekip dhe lista me ata që do tentohen të transferohen ka dalë dhe mes tyre është edhe emri i Mërgim Mavrajt. Për Hamburger SV fatura është e madhe për këta shtatë lojtarë, të cilëve pagat u shkojnë në rreth 12 milionë euro, një shifër shumë e lartë për Bundesliga 2.

Puna për këtë gjë ka nisur, teksa fillimisht është shitur Andre Hahn për shumën e tre milionë eurove tek Augsburg. Me të kanë dalë me humbje, pasi kanë paguar dyfishin një vit më parë. “Bild” ka publikuar listën e plotë të lojtarëve që do të largohen. Si më poshtë mund të lexoni emrat e milionerëve të padëshiruar: Filip Kostic (25 vjeç), Kyriakos Papadopoulos (26 vjeç), Bobby Wood (25 vjeç), Albin Ekdal (28 vjeç), Walace (23 vjeç), Mërgim Mavraj (32 vjeç) Alen Halilovic (21 vjeç). Për Mavrajn ka interesim nga Arabia Saudite dhe Turqia, ndërkohë që mbetet për t’u parë se sa do të ofrohet për kartonin e tij. Qendërmbrojtësit i përfundin kontrata sezonin e ardhshëm dhe te Hamburger SV ka një pagë që shkon në rreth 2 milionë euro.

Related posts

“Shpërthen” Messi, shënon edhe golin e dytë ndaj Leganes

Sadik.Autor

I SHËNOI JUVENTUSIT NGA MESI I FUSHËS/ Harry Kane: Goli më i bukur i karrierës. Ja perla (VIDEO)

F.autor

Pjesa e parë/ Vllaznia ndalet nga fati, Shkurtaj alarmon Luftëtarin

Sadik.Autor

Leave a Comment