Futboll La Liga Sport

ARBITRI I BËN “BALTË”/ Barcelona ngre krye: A po përdoret VAR si duhet…

Barcelona u ndal nga Girona të dielën në mbrëmje, duke lëshuar pikët e para në këtë sezon, ndërsa pas ndeshjes u fol më shumë për kartonin e kuq marrë nga mbrojtësi Lenglet në pjesën e parë, duke bërë që Barça të luante me 10 lojtarë prej minutës së 33-të të ndeshjes që përfundoi 2-2.

“VAR duhet përdorur në mënyrë korrekte dhe me kritere të njëjta”, tha Busquets pas ndeshjes, ndërsa trajneri Ernesto Valverde u tregua edhe më polemizues: “Është kartoni i parë i kuq në histori ku lojtari që ka pësuar faull kërkon falje”.

Te Barcelona janë të shqetësuar, teknologjia në futboll është e rëndësishme, por duket se ka dyshime mbi mënyrën si përdoret. Klubi katalanas kërkon zbatim të njëtrajtshëm kriteresh dhe që VAR të ndërhyjë vetëm kur është gjithçka shumë e qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime.

Në 5 javë kampionati Barça i ka parë të dyja anët e medaljes, sepse në javën e dytë VAR i anuloi një gol Valladolid-it në shtesë, për pozicion jashtë loje milimetrik, ndërsa tani e pëson Lenglet.

Interesante është se futbollisti i Girona-s, Pere Pons, pas ndeshjes deklaroi se nuk e kishte të qartë pse Lenglet doli me karton të kuq: “I kërkova falje, nuk është faji im dhe as Lenglet nuk ka faj. Vendos VAR, nuk e di a kishte agresion, sepse të dy shkuam në limitet e faullit”.

Related posts

PAS TRIUMFIT TË KAMPIONATIT/ Bayern fiton Kupën e Gjermanisë, feston edhe… Kevin Prince Boateng

Delo.autor

Nga politika në futboll/ Ky është Savidis, miku i ngushtë i Putin që kërcënoi me pistoletë

Q.Autor

Milani dhe Chelsea planifikojnë një shkëmbim të bujshëm që kënaq të dyja palët

Sadik.Autor

Leave a Comment