Futboll Sport

Kapiteni i Vllaznisë akuzon rëndë drejtuesit pas rënies nga kategoria: Ja kush ka punuar kundër nesh

Gilman Lika ka vonuar me reagimin e tij por më në fund ka vendosur të flasë pas rënies së Vllaznisë nga Kategoria. Kapiteni i shkodranëve ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtuesve të klubit, duke gjetur në një mënyrë fajtorin e gjendjes në të cilën ndodhen aktualisht. Në një reagim të dhënë së fundmi për mediat, Lika zbulon se dhe tifozët kanë gisht në këtë punë, pasi mbështetja nuk ka qenë maksimale nga ana e këtyre të fundit në momentin që skuadra ka patur nevojë.

“Jo më kot kam qëndruar për një kohë të gjatë pa folur, Çfarë nuk është thënë për Vllazninë. Përgjegjësi kanë edhe tifozët. Nuk kanë faj, por nuk na kanë mbështetur në asnjë ndeshje si duhet, me përjashtim të asaj me Kamzën. Kishim shumë nevojë për ta.

Përgjegjësi kanë drejtuesit, sepse Vllznia e nisi kampionatin me një javë fazë përgatitore. Kuptohet që kjo gjë ndikoi në rezultatet tona dhe në fazën e parë morëm vetëm 5 pikë.

Por, arsyeja kryesore e rënies së Vllaznisë është se disa njerëz të fuqishëm në Shkodër kanë punuar shumë kundër saj. Donin që Vllaznia të binte. Jam 100% i bindur për këtë dhe nuk e di se për çfarë interesi e kanë bërë. Nuk mund të them emra konkretë dhe nuk e di a janë brenda, apo jashtë klubit, por ata kanë punuar kundër.

Ne lojtarët kemi përgjegjësitë tona, nuk fshihemi, por e thashë se janë edhe disa arsye të tjera që kanë ndikuar në rënien e Vllaznisë një kategori më poshtë”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ E kërkon ish-trajneri, skuadra e Serisë A gati ofertën për mesfushorin Bajrami

Delo.autor

Aris josh Vangjelin me shiritin e kapitenit/ Mbrojtësi i Skënderbeut drejt kampionatit grek

Sadik.Autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Mali i Zi-Holandë. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment