Futboll Sport

I PËRGJIGJET PRESIDENTIT TË TIRANËS/ Shkurtaj: Kurrë nuk i jam vetofruar Tiranës, oferta që më bënë…

Ish-sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj, i është kundërpërgjigjur presidentit të Tiranës, pas deklaratës së bërë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Sport News Plus” në televizionin “News 24”, në lidhje me trativat për t’iu bashkuar bardhebluve.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Shkurtaj ka sqaruar se nuk i është vetofruar ekipit të Tiranës. Sipas vlonjatit ofertat e vazhdueshme nga ana e bardhebluve nuk kanë qenë në peshën e tij reale.

SQARIMI I SHKURTAJT: Personalisht kurrë nuk i jap vetofruar ekipit të Tiranës. Përkundrazi, ofertat e vazhdueshme nga ana e tyre nuk kanë qenë në “peshën” time reale.

Shkurtaj sqarimi

ÇFARË DEKLAROI HALILI PËR SHKURTAJN- Shkurtaj që në fillim donte të shikonte për jashtë. Kur më thanë: ‘Merre’, thashë: ‘Pyeteni sa peshon sot’. Shkurtaj nuk donte të ishte te ne, donte një aventurë jashtë. Kur vijnë te Tirana, e ngrenë çmimin; kur ikin diku tjetër, e ulin.

Related posts

“DO THYEJË RRJETIN”/ Cristiano Ronaldo paralajmëron një të ftuar special në kanalin e tij në YouTube

F.autor

PLAS TEK BARÇA/ Valverde, i irrituar me Pique: Ku je? Do ta KATARANOSËSH përsëri…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Flitet për një largim të mundshëm, në Itali zbulojnë lëvizjen e fundit të portierit Strakosha

Delo.autor

Leave a Comment