Futboll Sport

ETO’O kritikon NEYMAR: Duhet punojë fort, si CAVANI dhe MBAPPE, për të fituar…

PSG mund të jetë një ekip shumë i suksesshëm, nëse Neymar fillon të punojë aq fort, sa Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe. I këtij mendimi është Samuel Eto’o. “Aureola” e brazilianit u gjend “nën zjarrin” e kritikave pas humbjes 3-1 të PSG në Ligën e Kampionëve, kundër Liverpool, javën e shkuar.

Megjithëse i ndihmoi të tijtë të rehabilitohen në fundjavë, në një sukses 3-1 kundër Rennes, Eto’o ka rezerva për yllin brazilian. Kamerunasi i njohur ka thënë që, nëse PSG do të arrijë potencialin e plotë, kërkohet më shumë nga braziliani 26-vjeçar.

Dhe si tri herë fitues i Ligës së Kampionëve, dy herë me Barcelonën dhe një herë me Interin, Eto’o është i kualifikuar për të folur mbi këtë temë. “Ne duam ta shohim Neymar duke vrapuar pas mbrojtësve, për ta ndihmuar ekipin e tij, – tha Eto’o për “Canal +”. – Cavani e bën këtë, por nuk mjafton vetëm një lojtar.

Mbappe, gjithashtu, e bën këtë, por figura kryesore është Neymar. Nëse ai e bën këtë gjë, e gjithë skuadra do të kthehet dhe do të ndihmojë në fazën difensive. PSG duhet të luajë si ekip. Nëse të gjithë mbrojnë, atëherë do të ketë çdo mundësi për të fituar. Franca e fitoi Kupën e Botës vetëm sepse mbrohej mirë”.

Në total, Neymar ka luajtur 37 herë për PSG dhe ka shënuar 32 gola, duke asistuar në 19 gola të tjera për shokët e skuadrës.

Related posts

LIVE/ Shqipëri-Uells: Minuta të mira për Uellsin, kuqezinjtë nuk janë futur ende në lojë (VIDEO)

Isa.Autor

FITORJA NDAJ ANGLISË/ Rodrigo: Shpresoj që De Gea do të lavdërohet po aq sa është kritikuar

Isa.Autor

PAS FITORES SË SUPERKUPËS/ Ronaldo: Është i pari nga katër objektivat, por jo më kryesori

Delo.autor

Leave a Comment