Futboll Sport

Katër klube pas Marko Cetkovic, ja kush është favoriti kryesor për shërbimet e mesfushorit

Marko Cetkovic në Shqipëri është bërë i njohur si futbollit i Laçit. Në të shkuarën ishte vëllai i tij, Dordija, ai që kishte veshur fanellën e Kastriotit, klub që po mundohet ta afrojë në ekip fantazistin, por zor se do të arrijë ta bindë, sidomos kur sheh klubet që po e tentojnë 31-vjeçarin. Sezoni i fundit i Mladost Podgorica, klub me të cilin luajti rregullisht si titullar dhe shënoi tetë gola, ka bërë që në Superiore ta ndjekin disa ekip.

TIRANA – Bardheblutë e duan mesfushorin dhe janë futur në bisedime me të, madje gjithçka është në një fazë të avancuar dhe kanë mbetur detaje për të shkuar te firma, sikurse raporton “Panorama Sport”. Kanë mbetur edhe disa detaje për t’u konkretizuar gjithçka, ndërkohë që nga ana tjetër fantazisti është nga ata që nuk flet kur bëhet fjala për të ardhmen e tij. Është menaxheri që merret me gjithçka dhe Cetkovic do të vendosë më pas se cila do të jetë më e mira për të.

SUTJESKA&BUDUCNOST – Tirana është klubi favorit për të përfituar shërbimet e Marko Cetkovic, por duhet të shqetësohet nga fakti që dy klube në Mal të Zi po tentojnë ta bindin mesfushorin qendror të qëndrojë atje. Familja ndikoi që fantazisti vjet të largohej nga Partizani dhe të bëhej pjesë e Mladost Podgorica. Tanimë është Sutjeska, kampionia e Malit të Zi që e do mesfushorin, si dhe Buducnost-i që kërkon të rikthejë në skuadër. Sipas medieve në vendin fqinj, të dyja këto klube po punojnë intensivisht për ta afruar Cetkovic, cilësitë e të cilit janë të padiskutueshme.

Related posts

SHQIPËRI-ANDORRA/ Seferit i japin numrin e Ronaldos, Kombëtarja gati për sfidën (VIDEO)

Delo.autor

NUK ËSHTË RASTËSI/ Vajza e Guardiolës shoqërohet me futbollistin e rivalëve të Manchester City-t

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Luftëtari: Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”, verilindorët në kërkim të golit

Isa.Autor

Leave a Comment