Futboll Sport

Klopp: Largimi i Gotze nga Dortmund, më goditi rëndë!

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp do të kishte dëshirë të punonte përsëri me Mario Gotze që aktualisht luan te Borussia Dortmund.

“Ai tani është në mes të të 20-ave të tij, kështu që ka edhe dhjetë vite karrierë. Kohë shumë e gjatë ku gjithçka mund të ndodhë. Por po të ishte nga ana ime, do të kisha shumë dëshirë të ribashkohesha me të,” shprehet 50-vjeçari për ish-lojtarin e tij me të cilin ka fituar dy herë kampionatin gjerman.

Në sezonin 2010/11, atëherë 18-vjeçari, shpërtheu në ekipin e parë falë Klopp. Por edhe tani, dyshja ka ruajtur kontaktin.

Klopp pranon se është munduar disa herë të marrë lojtarin gjatë viteve të fundit. “Mario e di mirë, që e kam provuar disa herë ta transferoj. Por deri tani nuk ka funksionuar,” shprehet trajneri.

Dy vite më parë u mundua ta sillte te Liverpool, por në fund Gotze zgjodhi të rikthehej te Borussia. Klopp mund të riprovojë përsëri për fantazistin, megjithëse Gotze ndihet mirë në klubin gjerman.

Related posts

I “DASHURUAR” PAS ROMËS/ Jose Mourinho premton besnikëri: Nuk lëviz 100%

F.autor

MOURINHO E DO PATJETËR/ Manchester United ofron Darmian + pará për Perisic

Isa.Autor

“SHPËRTHEJNË DJAJTË E KUQ”/ Shënojnë 2 gola brenda 1 minute kundër Chelsea, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment