Futboll Sport

E BUJSHME NË “EURO 2020″/ Alarm për stuhi në Mynih, në rrezik sfida Gjermani-Hungari

Gjermania do të presë mbrëmjen e sotme në “Mynih Arena” Hungarinë për të prerë një biletë për në raundin e 1/8-ve në Europian.

Por një stuhi e madhe ka ngritur alarmin në Gjermani duke vënë në dyshim dhe ndeshjen ndaj Hungarisë. Sipas asaj që shkruan gazeta gjermane “Bild”, meteorologët parashikojnë një stuhi të madhe në orën 21:00 pikërisht në orën kur do të luhet ndeshja dhe do të zgjasë 30 minuta.

“Mund të ketë një stuhi sonte në zonën më të madhe të Mynihut në mes të rës 21:00 dhe 23:00”, shprehet meterologu gjerman Andreas Fridrish.

Nuk ka ende detaje të tjera pasi federata gjermane nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare, por gjithçka mund të ndodhë në sfidën e sotme.

Related posts

Florentino Perez përgatit blerjen 300 milionëshe

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ VAR-i “çmend” anglezët. Tottenham ngec ndaj Bournemouth, Everton s’bind

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË MBROJTJE/ Kukësi hedh grepat për futbollistin e klubit korçar…

Delo.autor

Leave a Comment