Futboll Sport

Komentuesit serbë fjalë të mëdha për Fadil Vokrrin, e falënderojnë çfarë ka bërë si futbollist

Mediat serbe lajmin për vdekjen e Fadil Vokrrit po e mbajnë në ballinat kryesore të tyre.

B92, Telegrafi i Serbisë, Blici serb dhe shumë të tjera po raportojnë për vdekjen e legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

Në mediumin serb b92, në rubrikën e komenteve, madje shume qytetarë të Serbisë kanë komentuar vdekjen e Vokrrit.

Pos ngushëllimeve të panumërta që ata po i shprehin, disa të tjerë thonë se përfaqësues të Federatës së Futbollit në Serbi do të jenë të pranishëm në varrimin e Fadil Vokrrit, i cili do të bëhet nesër në orën 17:00 në Prishtinë.

Disa nga komentuesit, kanë shkruar edhe për kohën kur Vokrri luante për “Partizanin” në kohën e ish-Jugosllavisë.

Ata kujtojnë momentet kur iknin nga orët e mësimit vetëm për të shkuar për t’i parë ndeshjet e legjendës së futbollit.

Po ashtu ata e kujtojnë si një lojtar dhe sulmuesin më të mirë të ekipit të Partizanit i cili ka shënuar gola vendimtar për këtë ekip.

Related posts

“ME PSG-NË NJË FINALE E PARAKOHËSHME”/ Courtois: Ëndërroj Champions-in me Realin

Delo.autor

LAJME TË MIRA PËR PIOLIN/ Ibra kalon dëmtimin. Ja kur kthehet në fushë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet finalja e Copa America Brazil-Peru. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment