Boks Sport Të tjera

“KAM FRIKË SE…”/ Bëri historinë në Botërorin e Boksit në Serbi, Alban Beqiri në dyshim për gjysmëfinalen

Me katër fitoret në po kaq ndeshje të zhvilluara, Alban Beqiri bëri historinë e boksit shqiptar në Kampionatin Botëror që po mbahet në Serbi. Suksesi i djeshëm ndaj jordanezit Zejad Eashash i preu biletën boksierit kuqezi për në gjysmëfinale, duke i siguruar minimalisht medaljen e bronzit në kategorinë e peshave 67-71 kg.

Një arritje fantastike nga Beqiri, i cili nderoi veten e tij dhe të gjithë shqiptarët me një boksim të shkëlqyer në ring, duke treguar një teknikë dhe një nivel të jashtëzakonshëm. Sipas kalendarit nesër Alban Beqiri duhet të ngjitet në ring për ndeshjen gjysmëfinale kundër rusit Vadim Musaev.

Por boksieri kuqezi është në dyshim të madh për këtë duel për shkak të dëmtimeve. Këtë e ka konfirmur vetë boksieri në një prononcim ekskluziv për gazetën “Panorama Sport”, ku shprehet kështu:

“Kam frikë se nuk do të jem më në gjendje për të vazhduar për ndeshjet e tjera, për shkak se kam dëmtime shumë të mëdha tek mesi. Kjo ka ndodhur që në ndeshjen e dytë kundër lituanezit, dhe po boksoj me një shkëputje muskulare, ndërsa tani më është përkeqësuar shumë, aq sa nuk mund të lëviz dot. Gjithashtu kam edhe një problem në dorë. Megjithatë, do të bëj terapi sot gjithë ditë dhe do Zoti arrij të përmirësohem”, deklaroi Beqiri.

Në orët në vazhdim boksieri do të marrë një vendim përfundimtar nëse do të jetë në gjendje për të vijuar duelet. Gjithsesi mbërritja deri në gjysmëfinale dhe fitimi i medaljes së bronzit është një diçka e jashtëzakonshme për të dhe Shqipërinë.

“Jam i pari që arrij të marr medalje për të rritur në një sport kaq të vështirë në federatwn e AIBA-s. Të arrish rezultate këtu është diçka shumë e madhe”, shprehet djaloshi me origjinë nga Puka, që është pjesë e skuadrës së Tiranës.

I pyetur nëse i priste këto rezultate, Alban Beqiri deklaron: “Të them të drejtën për kushtet tona dhe për aq pak stërvitje që kisha bërë, nuk kisha shumë siguri, por gjithsesi e motivoja veten me aq ditë sa më mbetën, duke u stërvitur fort dhe arrita të krijoja vetëbesim të madh.

Madje u sforcova dhe kalova deri në stërmundim me përgatitjen që bëra. Por gjithsesi me besimin në Zot i’a arrita qëllimit dhe gjërat shkuan mirë”.

Botërori i Boksit në Serbi prodhoi edhe skandalin e mos-lejimit të Kosovës për të marrë pjesë nga ana e autoriteteve serbe, si dhe gjithashtu është vërshwllyer edhe flamuri shqiptar gjatë aktivitetit. Ky ka qenë edhe një motivim më tepër për Beqirin, i cili u dha përgjigjen me të mirë në ring:

“Kjo gjë më bën më shumë të lumtur edhe më tepër krenar për rezultatin. Ata nuk na pëlqyen gjatë parakalimit në ceremoni gjithashtu edhe gjatë momenteve të ngjitjes në ring.

Por me paraqitjet në ring i’u mbyll goja të gjithëve dhe kjo gjë më lumturoi edhe më shumë”, përfundoi Beqiri, i cili tronditi Beogradin me boksimim e tij, duke ngitur peshë të gjithë shqiptarët.

Related posts

MAGJISTARI I MESFUSHËS/ Pjanic drejt largimit, “Zonja” ka gati super zëvendësuesin

Isa.Autor

Milionat gati te Kukësi, Gjici ka një tjetër kërkesë

Sadik.Autor

KORET RACISTE TË TIFOZËVE TË VARDARIT/ Por shikoni çfarë bëjnë kur iu shkojnë shqiptarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment