Futboll Premier League Sport

Emery hidhet në SULM/ Synon t’i marrë SUPER mesfushorin Mourinhos

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është i interesuar të transferojë Juan Mata verën e ardhshme, pasi kontrata e spanjollit i afrohet përfundimit në “Old Trafford”. Këtë e bën të ditur “Daily Star”.

Spanjolli ka më pak se një vit të mbetur në marrëveshjen e tij të tanishme me Manchester United dhe ka luajtur pak nën drejtimin e Jose Mourinhos, këtë sezon.

Mata luajti te Valencia për tri vite nën urdhërat e trajnerit Emery, ndërkohë që të dy mund të ribashkohen në fillim të edicionit 2019-2020. Mesfushori i Spanjës, 30 vjeç, ishte ylli i krahut të Valencias, i drejtuar nga trajneri aktual i Arsenalit, Unai Emery (2008-2011).

Deri më tani, mesfushori nuk ka pranuar të zgjasë qëndrimin e tij në “Old Trafford” përtej këtij sezoni, pavarësisht nga përpjekjet e klubit për ta bindur atë të nënshkruajë një kontratë të re. Mata mund të provojë një ribashkim me trajnerin e tij të vjetër.

Emery mbetet një admirues i madh i “playmaker”-it të Manchester United, i cili u largua nga Valencia për te Chelsea për shumën e 37.1 milionë paundëve, shtatë vite më parë.

Related posts

ZYRTARE/ Jo vetëm pronar i Vajadolidit, Ronaldo “fenomeni” blen aksionet e klubit ku u aktivizua si lojtar

Delo.autor

SFIDA NDAJ FRANCËS PËR “EURO 2020″/ Portierët e Zvicrës stërviten me syze speciale, ja për çfarë bëhet fjalë…

Delo.autor

Shqipëria katastrofale, Ukraina e mbyll pjesën e parë në avantazh 0-3

Sadik.Autor

Leave a Comment