Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Kompania ajrore meksikane falenderon Korenë për ”nderin”: 20% ulje për…

Meksika humbi kundër Suedisë me rezultatin 0-3, në ndeshjen e fundit në grupe, por sërish ja doli të kualifikohej për në fazën e 1/8-ave. Humbja e Gjermanisë me Korenë e Jugut i dha mundësinë Meksikës të renditej në vendin e dytë ne grupin F.

Ky grup u quajt grupi i “ferrit”, ku Meksika edhe pse kishte fituar dy ndeshjet e para nuk e kishte siguruar dot kualifikimin, duke shpresuar deri në minutën e fundit. Humbja me Suedinë u duk sikur do ti komplikonte gjërat, por ndihma i erdhi pikërisht nga ekipi që nuk pritej: Korea e Jugut. Dhe siç ndodh shpesh në të tilla raste, nderi duhet shpërblyer. Për këtë gjë ka menduar kompania ajrore “Aeromexico”, që ka vendosur të festojë kualifikimin e skuadrës së futbollit, duke bërë ulje 20% për fluturimet drejt Koresë së Jugut.

Ky vendim është bërë e ditur nga vetë kompania meksikane në rrjetet sociale. Në postimin zyrtar të kësaj kompanie shkruhet: “Të duam Kore!”. Një nga arsyet e shumta pse ky sport është i preferuar nga të gjithë.

Related posts

CR7 KA DITËLINDJEN/ Juventus i bën urimin e rrallë Ronaldos për 36-vjetorin: Dhurata më e mirë, dopieta kundër…

Delo.autor

Parashikimi i orakullit Akil: Rusia fiton me Arabinë Saudite

Sadik.Autor

REVOLUCIONI/ Kombinimi i frikshëm tek Spanja, ish-trajneri i Barçës me lojtarë të Realit

Isa.Autor

Leave a Comment