Futboll Sport

Tite: Ndeshje fantastike, tani mund ta pi i qetë një “Mojito”

Trajneri Tite është i kënaqur me performancën e skuadrës së tij dhe thotë se të gjithë i zbatuan ashtu siç duhet detyrat. Në konferencën për shtyp pas fitores me Serbinë, ai analizoi mënyrën se si e mposhtën rivalin dhe tha se Botërori është shumë i vështirë, jo si miqësore.

FERNANDINJO- “E aktivizova në ato momente sepse i jep një karakteristikë tjetër lojës tonë. Ai ka pasime të qarta tokazi dhe vepron mirë në linjën qendrore të fushës. Sapo ai u fut, ne morëm nën kontroll fushën dhe të gjithë aksionet sulmuese patën volum. Me përjashtim të disa minutave që Serbia e rriti nivelin dhe ritmin, pjesa tjetër ishte një performancë e shkëlqyer nga Brazili”.

GABRIEL- “Zhezus është një lojtar i madh, është lojtar i madh. Nuk është e lehtë për një sulmues që të luajë ndaj një ekipi të fortë dhe fizik si Serbia. Por, ai bëri një lojë të mirë dhe më pëlqeu shumë”.

UNITETI- “Jam trajner i Brazilit prej 24 ndeshjesh dhe kam arritur një objektiv të vogël. Është shumë pak. Kam punuar shumë, kam ndryshuar skuadrën. Mos mendoni se e bëj gjumin të rehatshëm”.

NIVELI- “Në disa momente të caktuara jemi aty ku duhet, në të tjera jo. Por kemi punuar shumë për të pasur balancë në këtë Botëror. Sepse mbi të gjitha jemi njerëz dhe kemi emocione. Kemi krenarinë që përfaqësojmë kombin dhe kërkojmë gjithmonë të bëjmë më të mirën. Por mund ta pi i qetë një ‘Mojito’”.

BOTËRORI- “Kjo skuadër krijoi pritshmëri të mëdha sepse arriti të kualifikohej shumë shpejt në Botëror dhe bëri ndeshje të mira në miqësore. Edhe në përgatitjet e Botërorit luajti mirë në dy ndeshje me Austrinë dhe Kroacinë. Por, këtu jemi në Botëror dhe nuk është kaq e lehtë. Është një tjetër mision”.

Related posts

COVID-19/ Tronditet klubi i Serisë A, 14 raste pozitive me Koronavirus

Delo.autor

FITUAN NDAJ FERONIKEL/ Faqja zyrtare e “Kuqezinjve” e cilëson historik udhëtimin në Prishtinë (VIDEO)

Delo.autor

Coutinho: Këtë futbollist të Liverpoolit e dua te Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment