Futboll Sport

Korçarët në ankth pas vendimit të CAS-it, dy titullarët mbajnë peng “Skënderbeun e ri”

Skënderbeu duket se po vazhdon qetësisht planet për sezonin e ri edhe pse goditja nga ana e CAS-it qe e rëndë, duke lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për pezullim me 10 vite nga Europa dhe gjobë 1 milionë euro.

Së fundmi, drejtuesit e klubit po punojnë për ndërtimin e “Skënderbeut të ri”, kjo pasi ka patur disa largime, ndërkohë që po punohet për afrime të reja. Ndërkohë që puna vazhdon normalisht, ende nuk është sqaruar situata me dy lojtarët që iu ka përfunduar kontrata.

Bëhet fjalë për Gjegji Muzakën dhe Tekis Omanin të cilët janë pa kontratë, por që pritet të rinovojnë sërish me korçarët e dhe pse ende nuk ka diçka zyrtare. Kontrata iu ka përfunduar dhe dy lojtarëve të tjerë, Gledi Micit dhe Kristi Vangjelit por këta të fundit duket se kanë vendosur për të ardhmen e tyre, pasi duan të nisin një aventurë të re jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë që klubi po mendon për prurjet e reja, duhet te konkretizohet dhe vendimi për Muzakën dhe Osmanin të cilët ende nuk kanë marrë një përgjgje zyrtare për të ardhmen e tyre.

Related posts

Flamurtari mbush 95-vjeç, si dhuratë për ditëlindje kërkohet rikthimi në Europë

Sadik.Autor

Trukimet në Shqipëri, zbulohen detaje nga dosjet e UEFA-s

Sadik.Autor

Milani mesazh UEFA-s: Të trajtohen njësoj të gjithë (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment