Futboll Sport

Koreja e Jugut, lojtarët ndryshojnë numrat e fanellës për të mashtruar rivalët

Cila është mënyra më e mirë për t’iu ruajtur spiunazhit të ekipeve rivale? Trajneri i Koresë së Jugut, Shin Tae-Yong ka gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të mashtruar vëzhguesit e ekipeve rivale. Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Suedisë, ai ka rrëfyer se lojtarët e tij kanë mbajtur në shpinë numra të ndryshëm në fanellë gjatë miqësoreve që kanë luajtur për t’u përgatitur për Botërorin. Kjo është bërë për të mashtruar rivalët, që të mos marrin informacionin e duhur.

Të vetmit lojtarë që kanë patur të njëjtin numër në ndeshje miqësore kanë qenë ylli i ekipit Son Heung-Min dhe kapiteni Ki Sung-Yeung, ndërsa lojtarët e tjerë kanë mbajtur gjithnjë numra të ndryshëm në shpinë. “Për Europianët është e vështirë që të dallojnë aziatikët, ndaj e bëmë këtë mashtrim dhe shpresoj që kjo taktikë të na japë sukses në botëror”, u shpreh pak orë para ndeshjes me Suedinë trajneri i Koresë së Jugut, Shin Tae-Yong.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Mahrez ngjit Manchester Cityn në krye, Lukaku fut “Djajtë Kuq” në Champions

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Watford-Arsenal

Delo.autor

“BOMBA” E DYTË NË 24 ORË/ Dhe Ronaldo mendon largimin nga Manchester United nëse…

Delo.autor

Leave a Comment