Futboll La Liga Sport

“SPIUNON” NGA BRAZILI PËR REAL MADRIDIN/ Vinicus Jr: Yjet ekipit nervozohen kur flasin për…

Vinicius Junior ka zbuluar se disa lojtarë të Real Madridit ende shqetësohen, kur flasin për trajnerin Zinedine Zidane. Francezi u largua nga stoli i “Los Blancos” verën e vitit të kaluar, pasi fitoi Champions-in e tretë radhazi. Pa kaluar ende një vit, ai u kthye në këtë pozicion, duke u vënë në krye të një projekti të ri, që parashikon largime dhe afrime lojtarësh.

Pavarësisht se Real Madridi përmban yje të shumtë, Vinicius thotë se ka raste, kur ata janë të nervozuar nga trajneri i tyre. Kur një trajner si ai, i cili ka luajtur në nivele kaq të larta, është në stol dhe të thotë diçka, ju i kushtoni vëmendje, apo jo? – tha Vinicius për “Esporte Espetacular”, emision i “Globo Esporte”. Ndonjëherë, yjet e Realit duken pak nervozë kur flasin për të, por Zidane e bën gjithçka për ne, kështu që duhet të merakosemi vetëm për të luajtur futboll“.

Vinicius nuk ka luajtur ende nën drejtimin e Zidane, gjatë mbretërimit të tij të dytë në “Santiago Bernabeu”, pasi ka pësuar një dëmtim të kyçit të këmbës në Ligën e Kampionëve, kundër Ajax, më 5 mars. 18-vjeçari është i bindur se do t’i jepet shansi për të shkëlqyer nën urdhrat e Zidane, kur të riaftësohet: Jam i qetë, sepse e di që do të më jepet mundësia. E di mirë se Zidane ua jep të gjithëve mundësinë për të luajtur e treguar veten. Tani jemi duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm“.

Vinicius po lufton kundër kohës, për të qenë i gatshëm për kombëtaren e Brazilit në “Copa America”, e cila fillon në qershor: Kur kthehesh nga një lëndim, ke pak frikë. Sidoqoftë, jam duke u përgatitur shumë mirë, kështu që mund të luaj në ndeshjet finale të sezonit dhe, nëse është e mundur, të thirrem nga ekipi kombëtar. Do të isha i lumtur nëse do të ndodhte kjo, në të kundërt do ta mbështes “Selecao” si gjithmonë, edhe si tifoz“.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ BURTON/ Guardiola: Doja që Vincent Kompany të qëndronte, por fiziku është…

Delo.autor

Anglia, skuadra më pa përvojë në “Rusi 2018”!

Sadik.Autor

Drejtuesit e Napolit takohen me agjentin e yllit të Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment