Futboll Premier League Sport

SFIDA FINALE NDAJ LEICESTER PËR KUPËN E ANGLISË/ Trajneri Tuchel: Nuk mund të humbasim për asnjë moment…

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales së Kupës së Anglisë që skuadra e tij do të luajë të shtunën kundër Leicester.

“Jam i lumtur që jam në Wembley”, ka thënë gjermani. “Nuk mund të humbasim për asnjë moment përqendrimin. E kemi bërë në ndeshjen e fundit kundër Arsenal-it dhe jemi ndëshkuar. Duhet të na shërbejë si leksion”.

“Humbja, në disa aspekte, na ka bërë mirë. Tani duhet ta transformojmë zemërimin për rastin e humbur në një paraqitje të madhe”, ka shtuar trajneri i londinezëve.

“Në një finale nuk ka një mundësi të dytë. Kështu që mund të jetë një mundësi unike. Kjo sfidë është një dhuratë e madhe që i kemi bërë vetes. Shpresojmë ta nderojmë me një paraqitje në lartësinë e duhur”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Pas një asist perfekt nga Pellegrini, sulmuesi Dzeko ndëshkon Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

KOHË TË VËSHTIRA YJET E KLUBEVE/ Nga Isco tek Paul Dybala, ja pse roli i fantazistit është në krizë…

Delo.autor

ZIKALTERIT NË FESTË/ INTERI “shënjestron” SUPER mesfushorin e Lyonit, vjen në…

Isa.Autor

Leave a Comment