Futboll Sport

Kukësi gjen sulmues në Shkodër, arrihet marrëveshja

Arlind Kalaja do të jetë pjesë e Kukësit sezonin e ardhshëm, pasi ka gjetur akordin me verilindorët. Sulmuesi anësor, i cili ka provuar në të shkuarën të luajë edhe si sulmues qendror, sezonin e fundit nuk është se ka pasur shumë hapësira te shkodranët. Më rënien e kuqebluve në Kategorinë e Parë, ai do kërkojë të tregojë vlerat e tij në një tjetër ekip.

Kukësi ka shfaqur interes dhe sa duket e ka bindur. Sipas “Panorama Sport”, Kalaja ka pasur sot një takim me presidentin Safet Gjici, teksa është rënë dakord parimisht për kushtet e kontratës. Më parë Kukësi ka gjetur marrëveshjen me portierin Faton Maloku, i cili pritet të mbërrijë në kryeqytet për të nënshkruar kontratën. Vjet ai ka qenë pjesë e skuadrës së Feronikelit, që drejtohet nga Sulejman Starova. Vetë drejtori Nexhipi e njeh mirë Malokun, pasi karrierën e ka mbyllur pikërisht në Vala Superliga, ku veshi fanellën e Dritës së Gjilanit për gjysmë sezoni.

ECURIA E KALASË – Sulmuesi 22-vjeçar sezonin e fundit vetëm shtatë herë e ka nisur nga fillimi, duke mos u preferuar nga ish-trajnerët Armando Cungu dhe Ernest Gjoka. Kalaja është produkt i moshave të Vllaznisë dhe ka debutuar me kuqeblutë që në moshën 17-vjeçare në Superiore. Prej tre sezonesh ai është pjesë e ekipit të parë dhe luan në mënyrë të rregullt. Në sezonin 2015-2016 ai ishte titullar i padiskutueshëm, teksa luajti 29 ndeshje, ndërkohë që realizoi edhe katër gola. Edhe këtë sezon ai ka shënuar të njëjtin numër golash, dy prej tyre në ndeshjet përmbyllëse të kampionatit, kundër Kukësit dhe Skënderbeut.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Laçi, shënojnë dy gola të shpejtë. Rezultati 2-3

Delo.autor

BILETAT JANË SHITUR TË GJITHA/ UFC merr vendimin surprizë para duelit mes McGregor dhe Cerrone

Delo.autor

Allegri ndryshon mendje për Dybala

Delo.autor

Leave a Comment