Futboll La Liga Sport

PO LUAN TITULLAR/ Nacho: Dua të përfundoj karrierën tek klub më i madh në botë

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar gjithë karrierën e tij tek kampionët evropianë. 28-vjeçari spanjoll ka shpenzuar gjithë karrierën e tij tek Los Blancos, duke bërë 161 paraqitje në ekipin e parë që nga viti 2011 pas katër vitesh me skuadrën e Castillas.

Megjithatë, kjo nuk i mjafton Nachos, i cili dëshiron që edhe vitet e mbetura t’i kalojë në Santiago Bernabeu dhe të pensionohet te Reali.

“Ideja ime është t’i japë fund karrierës sime në shtëpi, në këtë klub”, ka thënë fillimisht Nacho për GQ Magazine. Nacho dëshiron t’i mbetet besnik tërë jetën Realit (Getty Images)

“E vërteta është se nuk ka vend më të mirë për mua sesa në Real Madrid, ka gjithçka që unë dua në të dy nivelet, personale dhe profesionale”. “Shumica e sportistëve arrijnë pikën në karrierën e tyre kur ata duhet të marrin një vendim të vështirë ose të marrin një rrugë që nuk është ideale, por për mua, kam qenë shumë fat që nuk e kam këtë brengë”.

“Ky është klubi më i mirë për mua që të vazhdoj të përmirësohem, të rritem si lojtar dhe kjo është ajo që dua ta përfundoj karrierën time në shtëpi”, përfundoi Nacho. Ndryshe, mbrojtësi spanjolle gjatë karrierës së tij me Mbretërit ka fituar plot 13 trofe, përfshirë katër Liga të Kampionëve dhe një titull të La Ligas.

Related posts

“Mjeshtër i aktrimit”/ Neymar rrëfen të vërtetën e “akrobacirave” në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

Ish-lojtari bavarez kryqëzon Ozilin: Si një bretkosë e vdekur në fushë, s’e ka vendin…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Portieri Donnarumma te PSG do të fitojë më pak se te Milan, më pak se Kyelor Navas

Delo.autor

Leave a Comment