Futboll La Liga Sport

Mbappe: Ja cili është futbollisti i ri më i mirë në planet…

Kylian Mbappe beson se futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele, është futbollisti i ri më i mirë i planetit për momentin. Sulmuesi i Paris SG, ka thurur lavde për shokun e ekipit te Francës, pas fitores 3-1 ndaj Italisë, ku Dembele shënoi golin e tretë për “gjelat”, më të bukurin e ndeshjes.

“Për mendimin tim, Ousmane Dembele është futbollisti i ri më i mirë i planetit. Uroj të luajë në krah të tij në Rusi.” – tha Mbappe, i cili gjithashtu konsiderohet nga shumë specialistë si lojtari U-21 më i mirë në Botë.

Mbappe, Griezmann dhe Dembele ka të ngjarë të jenë titullarët e Francës në “Rusi 2018”, pasi duket se kanë fituar duelin me Olivier Giroud, Nabil Fekir dhe Florian Thauvin.

Pasi fitoi miqësoret ndaj Irlandës dhe Italisë, Franca do të luajë kundër SHBA, më 10 qershor në ndeshjen e fundit përgatitëse për Kupën e Botës.

Video / Goli i Dembele ndaj Italisë…

https://twitter.com/Quality_HReel/status/1002649194522345472

Related posts

“FRANCE FOOTBALL” PUBLIKON LISTËN/ Kundërshtarët shikojnë “makthe” aty, ja 10 stadiumet më të zjarrta në botë

Delo.autor

Cesc Fabregas: Do të jetë e vështirë, por do të tentojmë ta ndalim Messin

Q.Autor

Shënojnë Suarez dhe Alba, Barcelona nuk njeh pengesa!

Q.Autor

Leave a Comment