Futboll Sport

Presidenti Meta dorëzon flamurin shqiptar në dorën e kampionit Izmir Smajlaj

Ditën e sotme, presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dorëzuar flamurin kuqezi kampionit Europës dhe Ballkanit në kërcimin së gjati, Izmir Smajlajt. Delegacioni shqiptar sportiv është nisur për maarë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë.

Fjala e presidentit të vendit, Ilir Meta:

Ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin serioz në përgatitjen e delegacionit sportiv, për këtë event kaq të rëndësishëm. Ju uroj të jepni më të mirën, energjinë tuaj dhe aftësitë tuaja në garat dhe ndeshjet ku ju do të garoni. Sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm.

Suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi e flamurit kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë. Uroj që portistët që përfaqësojnë ekipin e Shqipërisë të arrijnë rezultate të larta e sa më shumë medalje në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Fjala e Izmir Smaljat:

Nder dhe krenari për mua të mbaj flamurin kombëtar. Uroj të marrim sa më shumë medalje.

Related posts

“TITULLIN DO TA FITOJA, JO TË MA FITOJNË”/ Trajneri Dallku lëshon “bombën” pas largimit nga Prishtina

Delo.autor

I ZUNË PRITË SHKALLËT E PALLATIT/ Masakrohen me thikë gjatë natës arbitri i futbollit italian dhe e dashura e tij

Delo.autor

TEUTA “PESHKON” ADOLESHENT/ Talenti Gruda: Gati të “shpërthejë” në Durrës

Delo.autor

Leave a Comment