Futboll Sport

Kukësi projekton pasuesin e Gurit/ Njihuni me goleadorin që pritet ti bashkohet Verilindorëve

Kukësi i ka bërë dy lëvizjet e para në merkato dhe ato janë zyrtare. Faton Maloku, i marrë nga Feronikeli në Kosovë, si dhe Arlind Kalaja te Vllaznia, janë dy lojtarët e parë që kanë veshur fanellën e verilindorëve. Por sërish do të ketë lëvizje të tjera dhe po punohet për të gjetur një sulmues të aftë për të zëvendësuar Sindrit Gurin. Por nuk duhet vetëm një, pasi edhe Balde është larguar, ndërkohë që në ekip nuk ka për momentin asnjë futbollist të mirëfilltë që të bëjë “9”-shin.

Dino Spehar është emri i parë që doli në skenë ditën e djeshme. Një lojtar që ka qenë pjesë e Dinamo Zagreb, Osijek dhe Lokomotiv Zagreb në Kroaci, por pa mundur të shkëlqejë. Do ishte një alternativë për verilindorët, që kanë “piketuar” edhe një tjetër futbollist, i cili vjen nga Bosnje Hercegovina dhe shpresohet se do të zgjidhte hallet e Kukësit. Trajneri Peter Pacult pret që drejtuesit t’i gjejnë “njeriun gol” dhe besohet shumë që Petar Kunic të rezultojë njeriu që do t’u zgjidhë hallet.

KUSH ËSHTË PETAR KUNIC – Sulmuesi 24-vjeçar ka mbyllur sezoni në Bosnje-Hercegovinë me ekipin e Borac Banja Luka. I gjatë 189 centimetra, ai ka qenë në fillimet e tij të karrierës i huazuar te boshnjakët, pasi çekët e Dukla Praha e morën në ekipin e dytë, por shumë shpejt e kthyen mbrapa. Radnik Bijeljina dhe Rudar Prijedor kanë qenë ekipet e tjera të sulmuesit, që vjet ka bërë edhe sezonin më të mirë në karrierë. Ka luajtur më shumë se asnjëherë, nga 29 ndeshje 21 i ka nisur si titullar, ndërkohë që ka realizuar 12 gola. Kunic në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Shpresave të Bosnje Hercegovinës. Kontrata me Borac Banja Luka i përfundon më 30 qershor.

 

Related posts

Salihi nuk harron zakonin, shënon gol ndaj FAC Wien

Q.Autor

Batutat e Idrizin në zonën miks: Ju tregoj arkitektin e triumfit…

Sadik.Autor

E RËNDË NË IRLANDË/ Sinjal për Conor MecGregor? Sulmohet klubi i tij miliona dollarësh

Delo.autor

Leave a Comment