Bundesliga Futboll Sport

Mesazhi prekës i Manuel Neuer: Kam vuajtur kur pashë gafat e portierit…

Gafat e Loris Karius në finalen e Champions League kanë bërë xhiron e bitës dhe do të jenë përgjithmonë pjesë e historisë si disa prej gabimeve më të mëdha të historisë së futbollit. Tani, Manuel Neuer ka dashur të ngushëllojë kolegun e tij nga grumbullimi me kombëtaren e Gjermanisë. “Të gjithëve ne këtu na ka qarë zemra duke parë gabimet e Karius”, ka thënë gjermani.

“Kemi vuajtur bashkë me të, është një situatë e vështirë. Po të isha në vendin e tij do të doja të qëndroja vetëm. Pushimet e verës nuk janë një gjë e mirë. Pas një gabimi kërkon të kthehesh menjëherë në fudhë për të fshirë figurën e keqe”.

Numri një i Bayern i ka bërë një urim të bukur Karius-it. “Është i ri, mund të luajë finale të tjera. Do të kishte qenë e rëndë nëse do të kishte qenë ndeshja e fundit. Shpresoj me gjithë zemër që të luajë ndeshje të tjera të rëndësishme”, ka thënë Neuer.

Related posts

Chievo interesohet për, qendërmbrojtësi 22-vjeçar nga Rumania

Sadik.Autor

BACELONA-CHELSEA/ Mbrojtja “katalanase” skandal, Barkley mposht portierin nga jashtë zone. Ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

KAPITULLON LIVERPOOL/ PSV luan “poker”, Slot në rrezik: Kam mbështetjen e klubit

F.autor

Leave a Comment