Bundesliga Futboll Sport

E joshi Real Madridi/ Mbrojtësi i qëndron “besnik” rekordmenëve gjerman

David Alaba thotë se nuk ka dëshirë të largohet nga Bayern Munich, mes raportimeve se Real Madridi është i interesuar për të. 25-vjeçari austriak ka kaluar 10 vite me ekipin bavarez, duke i dhënë fund sezonit 2017-2018 me titullin e shtatë të Bundesligës, që nga debutimi i tij në vitin 2010.

Anësori i majtë është lidhur vazhdimisht me një lëvizje drejt Spanjës, sidomos gjatë muajve të fundit. Babai dhe agjenti i tij e lanë derën hapur për një transferim të verës, muajin e kaluar, kur ai pretendoi se interesi i Real Madridit nuk është sekret.

Megjithatë, Alaba ka hedhur poshtë deklarimin e tij për të dalë nga “Allianz Arena”, pasi e ardhmja e tij mbetet në Bavari për momentin. “Unë jam duke qëndruar te Bayerni, – tha ai për “Bild”. – Kam një kontratë deri në vitin 2021. Ndihem shumë mirë në Mynih, nuk kam asgjë për të thënë për këtë”.

Bayern Munich u rrëzua nga Ligën e Kampionëve, në gjysmëfinale, pasi humbi 4-3 në total ndaj Real Madridit, duke e dërguar në pesë vite periudhën që kur gjigandët gjermanë e morën më së fundi kurorën europiane. Por Alaba është i sigurt se skuadra e tij mund të kërcejë përfundimisht dhe të shkojë gjatë gjithë rrugës në garën më prestigjoze të klubeve në Europë.

“Me skuadrën tonë kemi absolutisht potencial të vazhdojmë të arrijmë shumë larg në këtë garë, – shtoi ai, duke këmbëngulur se çështja nuk është poshtë, tek trajnerët që klubi ka caktuar. – Trajnerët tanë te Bayerni kanë treguar gjatë viteve të fundit se sa shumë përvojë kanë në krijimin e skuadrave të mëdha, që kanë qenë, gjithashtu, të suksesshme në Ligën e Kampionëve”.

Related posts

MBROJTJE SOLIDE DHE 6 FITORE RADHAZI/ Ky INTER duhet të besoj tek TITULLI

Isa.Autor

E mbani mend Flamini? Ish mesfushori i Milan dhe Arsenal firmos në Spanjë

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Harry Kane vendos për të ardhmen, dëshiron të transferohet tek ekipi i madh…

Delo.autor

Leave a Comment