Futboll Seria A Sport

LUAN KUNDËR MILAN-IT/ Sarri akuzon: Kupa e Italisë është një nga aktivitetet më antisportive në botë

Trajneri i Lacios, Mauricio Sarri, akuzon drejtuesit e futbollit italian se po privilegjojnë skuadrat më të forta. Fjalët e tij kanë ardhur një ditë para ndeshjes në këtë turne kundër Milanit, një prej skuadrave më në formë në Itali, e cila vjen edhe me moral të lartë pas suksesit në derbin ndaj Interit.

“Ata kanë fituar një derbi që të karikon, por edhe ne kemi fituar një ndeshje të rëndësishme. Kupa e Italisë është një nga kompeticionet më antisportive në botë, është e bërë qartësisht për të mbërritur te ndeshjet direkte televizive skuadra të caktuara. Nuk e di kur, ku dhe si bëhet shorti. Por kështu është dhe do të luajmë shanset tona sa më mirë të jetë e mundur”, tha ai për “Lazio Style Radio”.

“Formacioni? Ende nuk kam asnjë ide. Nuk duhet të kushtëzohemi nga ndeshja në kampionat të cilën e humbëm në mënyrë të pastër. Duhet të luajmë me shumë motivim, për ne që jemi në tokën e askujt, Kupa e Italisë është një objektiv i rëndësishëm. Për ata, të cilët janë në garë për titullin, mund të jetë një objektiv dytësor”, deklaroi Sarri.

Related posts

Arsene Wenger largohet nga Arsenal, Joachim Low pasuesi i tij i mundshëm

Q.Autor

E ZBULON GAZETA SPANJOLLE/ Mësohet dita kur Messi do komunikojë për të ardhmen e tij

Delo.autor

‘Krisen’ marrëdhëniet e Mourinhos me United, drejtuesit të pakënaqur me rezultatet

Q.Autor

Leave a Comment