Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Marcelo: Cristiano Ronaldo nuk është pronari i Real Madrid

Mbrojtësi i majtë i Brazilit dhe Real Madrid ka dhënë një konferencë për shtyp ditën e enjte në Londër teksa përfaqësuesja e tij po përgatitet për Kupën e Botës.

Ai foli për shumë gjëra, përfshi Sergio Ramos dhe Firmino, si dhe la derën e hapër për Neymar t’i bashkohet Los Blancos duke thënë se: “Cristiano Ronaldo nuk është pronari i Real Madrid.”

Kur pyetet nëse kishte një lidhje mes largimit të Ronaldo-s dhe mbërritjes së Neymar, Marcelo tha: “Cristiano nuk është pronari i Real Madrid.

“Ai nuk ka përse të largohet në mënyrë që t’i hapë rrugë Neymar-it. Dua që Cristiano të qëndrojë me çdo kusht, si të gjithë, por Neymar e ka derën e hapur për të ardhur te Real Madrid.

“Është një klub ku duhet të luajnë më të mirët dhe unë e kam thënë se Neymar një ditë do të luajë te Real Madrid. Por nuk e di se kur.”

Related posts

ATLETIKË/ Luiza Gega shkëlqen në kampionatin europian, rekord kombëtar në…

Delo.autor

ELEMINIMI NGA KUPA E ITALISË/ Mourinho: Pjesa e parë e tmerrshme, kjo skuadër ka vështirësi me rotacionet

F.autor

FLET MBI SITUATËN NEYMAR/ Leonardo thekson: Kjo është situata aktuale…

Delo.autor

Leave a Comment