Futboll Sport

SFIDA NDAJ M’GLADBACH NË CHAMPIONS/ Conte: Ne e dimë që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por…

Të fitojë dhe vetëm të fitojë. Kjo është motoja e Interit në sfidën e nesërme ndaj Borusia Myshenglabahut në shtëpinë e këtyre të fundit. Zikaltërit që ende nuk e kanë arritur triumfin e parë në Champions këtë sezon, renditen të fundit në grup me vetëm dy pikë të grumbulluara. Me një fitore të mundshme nesër ndaj Myshenglabasë, do të ndizej drita e shpresës për tu kualifikuar për 1/8 e finaleve për të besuarit e Antonio Kontes. Për vigjiljen e kësaj ndeshjeje trajneri i Interit, Antonio Konte është paraqitur përpara gazetarëve në konferencë për shtyp:

Sfida ndaj Realit dhe kthesa e Interit – “Pas ndeshjes kundër Realit kishte shumë gjykime negative dhe dëgjova shumë persona duke folur për sfidën në të cilën Real Madrid bëri atë që donte, duke harruar që ne luajtëm 10 lojtar dhe në disavantazh me një gol pas një penalltie pas katër minutash. Sigurisht që ne krijuam situata të tilla dhe ato na penalizuan. Ne duhet të punojmë për të përmirësuar dhe shmangur këto situata negative. Kundër Mysheglabahut do të jetë një ndeshje e komplikuar kundër një ekipi të mirë që po bën mirë në Champions. Ne duhet të bëjmë çmos që të largohemi nga fusha e blertë pa keqardhje.”

Situata e Interit në Champions – “Nëse nuk jemi më do të thotë se kemi munguar në disa situata. Thënë kjo, mënyra e vetme për të provuar të qëndrosh në Champions është të fitosh në Gjermani ndaj Mysheglabasë. Ne e dimë që nuk do të jetë e lehtë, por në të njëjtën kohë është një mundësi për ne që të ndjekim rrugën që kemi filluar në Europë. Ne mund ta provojmë këtë deri në fund.”

Hakimi – “Nuk më pëlqen të flas në mënyrë të përveçsuar. Që nga fillimi, mbështes mendimin tim se ai është një lojtar me potencial të rëndësishëm, por që duhet të punojë shumë sidomos në fazën mbrojtëse. Në Itali ka prespektiva shumë më të larta se në kampionatet e tjera, ku ata kënaqen më shumë me gjërat, veçanërisht në skuadra si Interi. Hakimi duhet të vazhdojë të punojë duke e ditur se ka presion mbi të.”

Ndryshimet taktike – “Ne e gjetëm veten duke luajtur ndeshje zyrtare në një kohë shumë të shkurtër me lojtarë që unë kurrë nuk i kam stërvitur dhe nuk kanë qenë kurrë tek Interi, si Hakimi, Kolarov, Vidal dhe Darmian, tashmë unë i kam stërvitur ata, por kemi patur shumë pak kohë. Në ndeshjet zyrtare duhet të vendosnim lojtarë që do të duhej të punonin shumë, për të kuptuar situata të caktuara. Ekuilibrin e gjen duke kuptuar situatën gjatë lojës, unë i kuptova djemtë e mi, edhe ato e kuptuan atë që unë dëshiroj. Disa herë kemi gjetur rezultatin, disa herë jo.”, përfundon fjalën trajneri i Interit, Antonio Konte.

Related posts

Merkato e Interit, Spalletti dëshpëron tifozët zikaltër

Q.Autor

Leicester – Manchester United, ja çfarë thonë statistikat

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Të besuarit e Inzaghit mposhtin “Kuqezinjtë” dhe shkon në finale

Delo.autor

Leave a Comment